Ferizaj ka një ecuri të mirë në pjesën e dytë të kampionatit, duke arkëtuar 11 pikë nga 6 ndeshje apo ka gjithsej 24 pikë, ku zë vendin e 9-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Flitet e përflitet se Ferizaj do t’i shpërndajë preminë me shifrën e përgjithshme 8 mijë euro për futbollistët pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Llapit.
Brenda klubit nuk flasin për këtë.
Një burim brenda klubit në kushte anonime tha, se kështu është premtuar dhe do të realizohet kjo, nga shifra e përgjithshme 8 mijë euro, do t’i ndahen lojtarëve nga sa iu takon premia.
Sipas tyre, është një motiv shtesë për futbollistët, me synime për të siguruar ekzistencën.