Ferguson ka një pagë marramendëse nga Manchester United

1 minut lexim

Sir Alex Ferguson u tërhoq nga drejtimi i Manchester United në vitin 2013, pasi i drejtoi për 26 vjet “Djajtë e Kuq”, duke dominuar në Premier League dhe në Evropë.

Ka qenë një trajnerët më fitues e rrjedhimisht ndër më të paguarit. Në fakt, vazhdon të fitojë shumë para. Sipas medieve angleze, 80-vjeçari skocez fiton ende afërsisht 235 mijë stërlina në javë, që shumë që e marrin lojtarët më të paguar në botë.

Sipas “The Sun”, marrëveshjet për shitjen e librave të tij, investimet dhe paraqitjet publike të Fergusonit, së bashku me 2 milionë stërlina në vit që ai i arkëton si ambasador i klubit të Manchester United, e bëjnë atë konkurrent të fortë të lojtarëve më të paguar në Premier League.

Vlera e kompanive të tij personale mësohet së është rritur në 40 milionë stërlina, ndërsa vetëm vitin e fundit ka mundur të fitojë plot 12.2 milionë stërlina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë duhet të dini për tmerret e natës

Story i radhës

Zhduket në rrethana të paqarta sekretarja e Gjykatës së Lezhës

Të fundit nga