Ferdinand i kërkon falje Ten Haag

1 minut lexim

Manchester United hyri në një seri fitoresh dhe tashmë ka fituar 12 pikë në katër ndeshjet e fundit në Premier League. Në fundjavë “Djajtë e Kuq” arritën ta ndalin Arsenalin e jashtëzakonshëm me rezultat 3:1.

Legjenda e këtij klubi, Rio Ferdinand ishte kritik i madh i Unitedit dhe i trajnerit të ri Eric Ten Haag, por pas një sërë rezultatesh të mira, ai vendosi t’i kërkonte falje holandezit.

“Dua të dërgoj lëvdata për lojën. Mendoj se Eriksen ishte lojtari më i mirë në fushë. Kam qenë skeptik pas afatit kalimtar, por me sa shoh, mund të them se Ten Haag po e bën punën siç duhet”, tha Ferdinand.

United së fundmi ka luajtur më mirë dhe duket se tanimë ka mundësi për t’u përfshirë në luftën për kreun e ligës angleze.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Centrali i Zaporizhjës fik të gjashtë reaktorët

Story i radhës

Rama fton vullnetarët për pastrimin e Liqenin e Badovcit

Të fundit nga