Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për Kampionatin Mesdhetar.
Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17 mbahet prej 26 shkurtit deri më 5 mars në Greqi.
Kombëtarja U17 grumbullohet më 22 shkurt, në Kosovë. Udhëtimi për në Greqi do të bëhet tri ditë pas grumbullimit.
Kryetrajneri Ferati ka ftuar edhe disa lojtare të klubeve evropiane që do të testohen gjatë këtij grumbullimi.
Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate. Aktivitet tjetër Kombëtarja U17 do të ketë në verë, kur do të paraqitet në Evropianin e Divizionit B.
Por fillimisht i gjithë fokusi është te Mesdhetari, ku vajzat tona i presin ndeshje shumë të forta. Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.
Lista e lojtareve të ftuar në grumbullim:
Bora Zejnullahu KHF Vllaznimi
Arona Krasniqi KHF Prishtina
Arjeta Imeraj KHF Jusuf Gërvalla
Alisa Sylejmani KHF Kastrioti
Aulona Maloku KHF Samadrexha
Shijesa Zeneli KHF Ferizaj
Orgesa Gola KHF Shqiponja
Bulza Maksuti KHF Kastrioti
Enea Ajvazi KHF Prishtina
Alisia Palokaj HT Munchen DE
Sirena Haxhaj TSV Allach 09 DE
Zoja Kameraj Suedi
Shkurte Dinolli KHF Ferizaj
Klaudia Ukaj SG Freiamt U18 Inter SUI
Martina Bibaj SG Freiamt U18 Inter SUI
Albina Pllana KHF Prishtina
Sara Gjergjaj NWS FU18 Elite
Diona Dresh Norvegji
Arjana Gashi GTV Basel U18 Inter SUI
Yllka Seferi KHF Vjosa
Daorsa Bici Norvegji
Endiona Pireci KHF CLICK
Alina Shabani HSG Freiburg DE