Ferati: Nuk do të ndodhë hapja e urës në mënyrë të njëanshme pa pajtueshmëri me ndërkombëtarët

min lexim

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se do të ishte gabim nëse ura mbi lumir Ibër hapet në këtë kohë, kur ndërkombëtarët janë kundër këtij vendimi.

Ferati u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë hapja e urës pa pajtueshmëri me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nuk do të ndodhë hapja e urës në mënyrë të njëanshme pa pajtueshmëri dhe koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. Por, edhe nëse supozojmë se ajo do të ndodhë i bindur jam se ajo do të jetë një gabim i madh. Sepse, shumë pak përfitohet nga ajo urë, ndërsa humbja e besimit dhe humbja e koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare do të jetë një çmim shumë më i madh sesa ajo që e ne fitojmë me vetë hapjen e urës”, tha ai.

Sipas tij, ura mbi lumin Ibër nuk sjell fitore aq të madhe sa të “prishen” marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“E drejtë është dhe është një imazh i keq, por ura nuk sjell ndonjë fitore aq të madhe sa ne të themi se ajo do të jetë në mënyrë të njëanshme dhe neve nuk na intereson se si po ndihen dhe si do të sillen partnerët ndërkombëtarë, në raport me këto sjellje. Unë mendoj që nuk do të ndodhë, nëse ndodh është gabim”, deklaroi Ferati.

Ai tha se veprimi më i mirë është që të vazhdohet me argumentimin dhe me koordinimin e bashkësisë ndërkombëtare, duke mos hequr dorë nga hapja e urës dhe nëse jo sot, ajo duhet bërë nesër.

Story i mëparshëm

Shakira padit administratën tatimore spanjolle

Story i radhës

“Nuk futem në Kuvend” Paloka: Nëse Rama i fiton zgjedhjet, heq dorë nga mandati i deputetit

Të fundit nga