Ferati Lawson 3

Ferati-Lawson: Siguria, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe fuqizimi i të rinjve prioriteti ynë

August 18, 2026
1 minut lexim

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Agon Ferati zhvilloi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Matthew Lawson ku u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua çështjeve të sigurisë në vend dhe në rajon, duke pasur parasysh rëndësinë e stabilitetit dhe kohezionit shoqëror për perspektivën evropiane të rajonit. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të përvojave me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e institucioneve, marrëdhënieve ndëretnike dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ministri Ferati dhe ambasadori Lawson diskutuan edhe për programin britanik G2G, me fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive të tyre. U vlerësua rëndësia e krijimit të mundësive për të rinjtë përmes programeve që zhvillojnë aftësitë për sipërmarrësi, komunikim dhe lidership, duke i përgatitur ata për një rol më aktiv në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki asnje kengetar shqiptar sishte pjese e manifestimit per 35 vjetorin e pavaresise se maqedonise se veriut 6a844c530f75e
Lajmi i mëparshëm

AKI: Asnjë këngëtar shqiptar s’ishte pjesë e manifestimit për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë