Kampioni i Kosovës, Fer Volley, ka vazhduar serinë e jashtëzakonshme të fitoreve, duke triumfuar me rezultat 3:0 (25:15, 25:14, 28:26) ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e xhiros së dhjetë të elitës së volejbollit të Kosovës.
Edhe pse në setin e tretë pati më shumë rivalitet,
Ferizajaset ruajtën qetësinë dhe përvojën, për të vulosur një tjetër fitore të pastër 3:0.
Me këtë sukses, Fer Volley mbetet e pamposhtur dhe e vetme në krye të tabelës së elitës së volejbollit të vajzave.
Fer Volley kryeson me 30 pikë e Vëllaznimi është në fund me 2 pikë.
Burimi: botasot.info


