demo takon gonzaton bashkite te rendesishme ne procesin e integrimit europian 6914fe144312e

Demo takon Gonzaton: Bashkitë, të rëndësishme në procesin e integrimit europian

November 12, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili shoqërohej nga Andre Rizzo, shef i Sektorit Politik dhe Miha Pezelj, drejtues i ekipit të BE-së në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishin raporti i fundit për Shqipërinë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, sidomos në nisma që forcojnë partneritetin institucional dhe rrisin kapacitetet e bashkive në vend.

Ministri Demo theksoi se bashkitë luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si dhe në zbatimin e standardeve dhe politikave që afron vendin më pranë BE-së.

“Një takim frytdhënës dhe inkurajues për hapat e mëtejshëm drejt objektivave të përbashkëta”, u shpreh Demo pas takimit, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për zhvillimin lokal dhe mirëqeverisjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fisnik mela inspekton punimet e rrugeve lokale ne diber 6914fc113e450
Lajmi i mëparshëm

Fisnik Mela inspekton punimet e rrugëve lokale në Dibër

fer volley shenon fitoren e dhjete rresht 6914fe775213c
Lajmi i radhës

Fer Volley shënon fitoren e dhjetë rresht

Të fundit nga

Rënie shiu në Manastir, vërshohen disa rrugë

Sasitë e mëdha të shiut që ranë në Manastir këtë pasdite shkaktuan probleme në funksionimin normal të pjesëve të qytetit, informoi Komuna e Manastirit dhe konfirmoi se ekipet nga NP “Niskogradba” Manastir

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme tashmë është hapur për konsultim publik. Sipas saj,
ShkoLartë