Fer Volley vazhdon dominimin në elitën e volejbollit kosovar, duke regjistruar një tjetër fitore me bindëse 3:0 (25:16, 25:23, 25:11) ndaj Gjinocit, në kuadër të javës së 20-të të Raiffeisen Superliga A (Femrat).
Lideret e Raiffeisen Superligës A e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, duke fituar setin e parë 25:16.
Gjinoci tregoi rezistencë në setin e dytë, por Fer Volley arriti ta mbyllë me rezultat të ngushtë 25:23.
Në setin e tretë, vendaset e diktuan plotësisht lojën dhe triumfuan 25:11, duke siguruar fitoren e 20-të radhazi në këtë sezon.
Fer Volley mbetet skuadra e vetme me 100% fitore në kampionat dhe e pathyeshme në rrugën drejt Play-Off-it.
Burimi: botasot.info