Kampioni i Turqisë, Fenerbahce ka lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me sjelljen e tifozëve të tyre gjatë ndeshjes së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Ukrainës, Dynamo Kyiv, në të cilën tifozët turq brohoritën emrin e Vladimir Putinit, pasi kundërshtarët e tyre shënuan gol.
Fenerbahçe në këtë reagim thotë se ata gjithmonë janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë ngritur zërin e tyre për çdo krizë humanitare dhe sociale në botë, duke përdorur ndikimin e tyre. Sipas tyre, ata ishin klubi i parë në botë që menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti reaguan duke vënë banerë kundër saj.
“E ritheksojmë edhe njëherë mesazhin që ne e kemi përcjellë prerazi në të gjitha kanalet tona zyrtare komunikatave me sloganet; Lufta nuk është trimëri, është burracakëri! #NoToWar (thoni jo luftës)”, thuhet në këtë komunikatë.
Ata po ashtu kanë thënë se kanë dhënë edhe shembuj të mirë ku kanë organizuar një miqësore me moton “Futbolli për paqe” me Shakhtar Donetsk në prill të këtij viti në mënyrë që të sjellin vëmendje dhe të kontribuojnë moralisht dhe materialisht për paqen në Ukrainë. “Ne kemi qëndruar afër klubeve ukrainase në mënyrat më të mirë të ndryshme dhe i kemi pritur ata në vendin tonë në fund të ditës”.
Megjithatë, ata kanë dhënë edhe një arsye se pse ka mundur të ndodh kjo.
“Pas golit në minutën e 58-të në ndeshjen e djeshme, disa nga lojtarët e skuadrës kundërshtare, sidomos portieri rezervë i cili ka qenë lojtar i një skuadre rivale në vendin tonë, bënë disa gjeste provokative që shkaktuan reagimin e disa tifozëve, e cila gjë zgjati më pak së 20 sekonda në një ndeshje dy oreshe”, kanë shkruar ata.
Fenerbahce, megjithatë e ka quajtur të papranueshëm këtë gjë, pavarësisht së nga cilët fansa vjen.
Tutje, ata kanë thënë se nuk është mirë që për këtë të fyhen tërë tifozët e Fenerbahçes, pasi që, siç thonë ata, kjo nuk paraqet sjellët dhe vlerat e klubit të tyre dhe një gjë e tillë nuk është “fer apo një qasje e drejtë”.
“Në këtë pikë, ne dënojmë, jo vetëm çdo të përfshirjes së vendit tonë apo klubin Fenerbahçe në këtë incident por po ashtu edhe përpjekjet për të vendosur një agjendë që shpien në keqkuptim dhe politizim të kësaj afere. Me këtë rast, ne shfrytëzojmë rastin që ta themi publikisht se qëndrimi i klubit Fenerbahçe që sporti dhe politika gjithmonë duhet të jenë të ndara me njëra-tjetrën”, thuhet në fund të këtij reagimi.