femijet vrapojne te tmerruar pasi nje ngjarje festive ne nje shkolle fillore ne angli u shnderrua ne sulm me thika dhe

Fëmijët vrapojnë të tmerruar pasi një ngjarje festive në një shkollë fillore në Angli u shndërrua në sulm me thika dhe hanxhar

March 23, 2025
1 minut lexim

Tre adoleshentë u arrestuan pasi një grup i të rinjve u përplasen një sallë shkolle nga ku e pësuan së paku dy adoleshentë.

Më shumë se 50 të rinj të armatosur me thika dhe hanxhar hynë në sallën e shkollës fillore Elm Park, në Havering, Essex, ku po organizohej një festë rreth orëve të mbrëmjes.

Luftimet zgjatën deri në orën 23:00 para se tre adoleshentë të arrestoheshin nën dyshimin për sulm ndaj punonjësve të urgjencës.

Një 19-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar u dërguan në spital me plagë me thikë, por më pas u konsideruan jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra fëmijë që ikin nga salla duke bërtitur, ndërsa pamjet e paqarta nga sfondi tregojnë individë që ngrenë armët mbi kokat e tyre.

Një banor lokal tha: “Ishte kaos total. Pamë 40-50 të rinj që vraponin nëpër rrugë”.

“Rruga jonë është normalisht kaq e qetë, gjëra të tilla nuk ndodhin këtu. Kjo është arsyeja pse të gjithë jemi kaq të tronditur nga ajo që ka ndodhur”.

Një zëdhënës i Policisë së Met ka thënë se: “Policia u thirr pak pas orës 21:00 të së shtunës, 22 mars për raportet për një përleshje që përfshinte një grup në Calbourne Avenue”.

“Një hetim për rrethanat e incidentit është duke vazhduar”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

memli krasniqi uron promovimin e kosoves ne ligen b te kombeve 67e067206a499
Story i mëparshëm

Memli Krasniqi uron promovimin e Kosovës në Ligën B të Kombeve

rreshqet rruga prevalle shterpce veshtiresohet qarkullimi 67e06b6273fa6
Story i radhës

Rrëshqet rruga Prevallë- Shtërpcë, vështirësohet qarkullimi

Të fundit nga

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka treguar arsyen e përkrahjes së tij ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Basha ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë