Fëmijët të cilët nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë dhe rrinë deri vonë natën, kanë rezultate më të dobëta.Ekspertët thonë se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi orëve se sa flenë fëmijët, përndryshe ata mund të kenë probleme me lëndën e matematikës dhe me lexim.
Hulumtimet janë kryer me djem e vajza shtatë dhe tri vjeç, si dhe i kanë analizuar shprehitë e tyre të gjumit. Ata të cilët nuk kishin shkuar me rregull në shtrat, kishin pasur rezultate më të dobëta, krahasuar me ata të cilët çdo natë flenë në të njëjtën orë dhe bëjnë mjaftueshëm gjumë.
Gjithashtu është zbuluar se trevjeçarët të cilët nuk flenë çdo natë në të njëjtin orar kanë probleme me rregullimin e emocioneve, si dhe kanë shanse më të mëdha për të qenë obezë më vonë në jetë.
Ekspertët paralajmërojnë se fëmijët mund të kenë probleme psikologjike dhe të ndihen më të lodhur nëse nuk flenë çdo natë në të njëjtin orar.Studimi ka përfshirë më shumë se 11,000 fëmijë dhe ka zgjatur katër vite.