“Fëmijët janë viktima”- Fatos Lubonja për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit

November 21, 2024
1 minut lexim

Sipas analistit Fatos Lubonja, ne jemi një shoqëri e dhunshme sepse vijmë nga regjimi komunist dhe fëmijët janë viktima të kësaj.

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, tha se nuk është TikTok shkaku i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, por janë modelet që ne u kemi krijuar të rinjve, se duhet të jesh i fortë apo bullizues.

“Është e vërtetë që edhe shkaqet që vijnë më përpara, por thelbi është që një shoqëri që vjen nga dhuna, sepse regjimi komunist ishte një regjim i dhunshëm dhe ajo dhuna e shtetit sikur është copëzuar në dhunë fragmentare.

Është një shoqëri që nuk ka arritur ta bëjë njërin më të mirë ndaj tjetrit. Nuk ka qenë i mirë ndaj tjetrit shqiptari. Gjithmonë probleme i kemi krijuar njëri-tjetrit.

Shiko si është jetë politike dhe kupton sa e duam njëri-tjetrit.

Fëmijët janë viktima. Është e vërtetë që në moshën e adoleshencës njeriu është agresiv, por çfarë kemi bërë ne. S’është punë TikTok, janë modelet që u kemi krijuar ne të rinjve. Që duhet të jesh i fortë. Bullizmi është shumë i përhapur, sidomos nga fëmijët  familjeve të pasura”, tha Lubonja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski nesër në Serbi, takohet me Vuçiqin dhe Vuçeviqin

Story i radhës

Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë