Fëmijët e përfaqësueseve rajonale të Tiranës & Durrësit stërviten nga trajnerët e akademisë së Manchester City

April 18, 2024
1 minut lexim

Në vazhdën e bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe akademisë “Dyrrah City Football Academy” në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Air Albania” janë zhvilluar disa aktivitete të tjera.

Pasditen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” fëmijët e përfaqësueseve rajonale të Tiranës dhe Durrësit të grupmoshës U-13 dhe U-14 u stërvitën nën urdhrat e trajnerëve të akademisë së Manchester Cityt, Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Një moment i veçantë për fëmijët e përfaqësueseve rajonale të Tiranës dhe Durrësit, që patën mundësinë të merrnin mësime prej dy trajnerëve të akademisë së kampionëve në fuqi të Anglisë.

Po sot, fëmijët e përfaqësueseve rajonale të Tiranës dhe Durrësit të grupmoshës U-13 dhe U-14 zhvilluan një ndeshje së bashku në stadiumin “Air Albania”, ku u vëzhguan sërish nga dy trajnerët e akademisë së Manchester City, Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Edhe në vazhdim bashkëpunimi i FSHF-së me akademinë “Dyrrah City Football Academy” dhe jo vetëm, do të jetë i ngushtë për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë fëmijët që luajnë futboll, një prioritet i FSHF-së për ta zhvilluar dhe mbështetur sa më shumë futbollin e fëmijëve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

Story i radhës

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Të fundit nga

ShkoLartë