Fëmijët do të kenë qasje të monitoruar në Google Gemini

May 6, 2025
1 minut lexim

Google Gemini ka vendosur të aplikojë kufizime në përdorimin e Gemini për fëmijët nën moshën 13-vjeç. Ky shërbim do të jetë i aksesueshëm për ta vetëm nëse menaxhohen nga llogaria e një prej prindërve duke përdorur Google Family Link.

Përmes një e-mail, Google njoftoi përdoruesit e mjeteve prindërore që i shfrytëzojnë për monitorimin e fëmijëve se këta të fundit do të kenë qasje në Gemini për ti bërë pyetje në lidhje me angazhimin e tyre shkollor.

Në këtë e-mail kompania pranoi se Gemini mund të bëjë gabime dhe rekomandoi që prindërit tu mësojnë fëmijëve sesi të kontrollojnë përgjigjet e Gemini përpara se ti marrin si të mirëqëna.

Me rritje e fortë të përdorimit të inteligjencës artificiale, janë shtuar edhe shqetësimet se përdoruesit nën moshë mund të përballen me përgjigje të pasakta nga chatbotët.

Një raport i fundit nga Wall Street Journal zbuloi se chatbotët e Meta janë përfshirë në biseda seksuale me përdorues nën moshën 18-vjeç. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Prokuroria e Prizrenit del me njoftim të ri për ngjarjen tragjike të vrasjes së 15 vjeçares nga babai i saj

Story i radhës

Ibrahimi: Këto ndeshje të rrisin si futbollist dhe jemi të gatshëm për këtë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë