​Fëmija shpëtoi në ‘çastet e fundit’ nga rënia në një vullkan në Havai

December 29, 2024
1 minut lexim

Një park kombëtar në Havai ka lëshuar paralajmërim të ri për turistët pasi një fëmijë gati sa nuk pësoi duke rënë brenda grykës së vullkanit.

Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjes në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet ishin mbledhur për të parë llavën.

Djali u largua nga familja e tij dhe “në një pjesë të sekondës erdhi në buzë të një shkëmbi 120 metra të lartë”, njoftoi parku kombëtar në një deklaratë.

“Nëna e tij, duke bërtitur, arriti ta kapë atë, kur fëmija ishte vetëm tridhjetë centimetra nga buza”, thuhet në deklaratë.

Kujdestarja e parkut Jessica Ferracane, e cila ishte dëshmitare e incidentit, tha për BBC se shpreson që ndarja e detajeve të incidentit do të ndihmojnë në parandalimin e tragjedive në të ardhmen.

“Ishte në një zonë me pamje nga krateri i madh i vullkanit dhe djali nuk do t’i kishte mbijetuar rënies”, vuri në dukje Ferracane.

Kujdestarët e parkut thonë se duan t’u kujtojnë vizitorëve që të qëndrojnë në shteg dhe t’i mbajnë fëmijët e tyre afër.

“Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë tabelat e ndalimit dhe hyjnë në zona të mbyllura, e bëjnë këtë me rrezik të madh”, theksuan ata.

Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe vazhdimisht shpërthen. Shpërthimi i tij i fundit filloi më 23 dhjetor. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkëndija e Haraçinës prezantoi lojtarin e Sparta Pragës!

Story i radhës

Lëshohen dy shadërvan tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë