Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një fëmijë 5 vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit dhe drejtuesi i mjetit lundrues është shtetasi A.T. banues në Himarë, i cili është arrestuar.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 14. Fëmija ishte bashkë me familjen për pushime. Mësohet nga burime se jetonin jashtë vendit dhe kishin ardhur për të kaluar disa ditë pushime. Duket se shkak i tragjedisë mund të jetë humbja e kontrollit të mjetit lundrues apo lundrimi shumë afër bregut të detit.