femija 16 muajsh perfundon ne spital ne kumanove pasi dyshohet se ka pire benzine 6a877c0d6c42d

Fëmija 16-muajsh përfundon në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka pirë benzinë

August 21, 2026
1 minut lexim
1fcb3caf f7a1 4ee5 b7db 5a00ef8df1d1

Kumanovë, 20 gusht 2026 – Një fëmijë 16-muajsh është dërguar në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka konsumuar benzinë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se rasti është denoncuar mbrëmjen e 19 gushtit.

“Më 19.08.2026, rreth orës 22:28, në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është denoncuar se tek ata është sjellë një fëmijë 16-muajsh, i cili kishte konsumuar benzinë”, njoftojnë nga policia.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se fëmija është në gjendje stabile.

“Bëhet fjalë për intoksikim me benzinë të një fëmije 16-muajsh. Fëmija është transportuar në klinikë në gjendje stabile, mbrëmë rreth orës 22:00”, deklarojnë nga spitali.

Ndërkohë, policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk eshte me e kenaqur me mua burri rrefen pas disa vitesh martese gruaja ime eshte fiksuar pas filmave per te rritur 6a8777febefb1
Lajmi i mëparshëm

“Nuk është më e kënaqur me mua?” – Burri rrëfen: Pas disa vitesh martesë, gruaja ime është fiksuar pas filmave për të rritur

armet e beogradit ne veri mekuli sfidon opoziten pse po heshtni 6a8792733201f
Lajmi i radhës

Armët e Beogradit në veri, Mekuli sfidon opozitën: Pse po heshtni?

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë