armet e beogradit ne veri mekuli sfidon opoziten pse po heshtni 6a8792733201f

Armët e Beogradit në veri, Mekuli sfidon opozitën: Pse po heshtni?

August 21, 2026
min lexim

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku autoritetet kanë njoftuar për zbulimin e një arsenali me armë, municion dhe pajisje ushtarake.

Në një shkrim në Facebook, Mekuli ka lidhur zbulimin e armatimit me gjetjen e eshtrave të viktimave shqiptare dhe ka kritikuar ashpër opozitën kosovare për, siç e konsideron ai, mungesën e një reagimi të unifikuar për çështjet e sigurisë dhe sovranitetit.

Ai ka theksuar se në veri  të Kosovës janë gjetur eshtra, fishekë, armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa ka përmendur edhe 23 shqiptarët e vrarë, duke argumentuar se këto raste nuk duhet të trajtohen vetëm si çështje për debat politik.

Postim i plotë:

Veriu me eshtëra shqiptarësh; veriu me municion e armatim të Beogradit; opozita (përsëri) BLLOKON Kosovën…

Në veri të Kosovës po gjenden eshtna, fishekë, armë dhe pajisje ushtarake të ushtrisë së Serbisë. Janë 23 shqiptarë të pushkatuar vetëm pse janë shqiptarë, e jo pse janë anëtarë të ndonjë partie, feje a organizate.

23 jetëra, të vjedhura nga Serbia e Vuçiqit, nuk janë shifra për debat televiziv. Janë varreza shqiptarësh; janë njerëz. Është historia e Kosovës shqiptare.

Dhe pikërisht sot, kur institucionet e Kosovës zbulojnë një arsenal armësh të Beogradit në veri, një pjesë e madhe e opozitës nuk po gjen as forcë politike, as guxim intelektual, as etik e as moral për të thënë një gjë të thjeshtë: siguria dhe sovraniteti i Kosovës duhet të jenë mbi inatet partiake dhe personale.

Opozitë, pse kaq shumë heshtje kur krejt Kosova po gjëmon e po rënkon?

Pse çdo veprim i Kurtit kundër strukturave teroriste serbe në veri sulmohet menjëherë, ndërsa kur gjenden armë të lidhura me Serbinë, kritika e juaj zbehet?

Dhe pyetja më e rëndë: kush deshi ta ndajë Kosovën e lame n’gjak, kush e sponzoroi idenë e ndarjes dhe pse opozita e ka kaq të vështirë ta pranojë falimentimin moral, etik e politik.

Opozita nuk ka pse ta dojë Kurtin, krejt në rregull. Por duhet ta dojë Kosovën më shumë se sa e urren Kurtin.

Nëse nuk e kupton sot, kur armët të Serbisë gjenden pranë varrezave masive, atëherë problemi nuk është më vetëm politik.

Është mungesë përgjegjësie ndaj shtetit. E shqiptarët e duan shtetin, Kosovën, Shqipërinë.

Sot, tani, menjëherë na duhet uniteti; po presin miliona shqiptarë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

femija 16 muajsh perfundon ne spital ne kumanove pasi dyshohet se ka pire benzine 6a877c0d6c42d
Lajmi i mëparshëm

Fëmija 16-muajsh përfundon në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka pirë benzinë

i riu qe humbi jeten ne kek varroset sot 6a8802f318b4c
Lajmi i radhës

I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë