Ylli portugez Joao Felix raportohet se është i zhgënjyer tek Atletico Madrid dhe kërkon largimin nga Madridi.
Sipas mediave franceze, klubi më i interesuar për sulmuesin portugez është Paris Saint Germain.
Felix nuk po kalon periudhë të mirë tek skuadra e Diego Simoene, dhe duket se portugezi mund të largohet nga Atletico qysh në afatin kalimtar të janarit.
Parisi thuhet se është destinacioni më i mundshëm i portugezit, por lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.