Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, është kampione e Kupës së Botës, ndërsa Lara Gut – Behrami kampione e supersllallomit të madh.
Në garën e fundit Lara Gut-Behrami ngadhënjeu në supersllallom të madh me kohë të kaluar për 1:12.35 minutë apo për 1 sekondë e 29 qindtat doli më e mirë se Lindsey Vonn (SHBA) +1.29.
Gara u mbajt në Sun Valley të SHBA-së.
Brignone e mbylli edicionin në vend të parë në renditjen e përgjithshme me 1514 pikë duke lënë pas Gut-Behramin me 1172 pikë.
Gut-Behrami doli e para në supersllallom të madh me 665 pikë apo me 35 pikë para italianes Brignones.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:12.35
2. Lindsey Vonn (SHBA) +1.29
3. Federica Brignone (Italia) +1.33
4. Marta Bassino (Italia) +1.45
5. Romane Miradoli (Franca) +1.59
6. Cornelia Hütter (Austria) +1.66
7. Ariane Rädler (Austria) +1.76
8. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.96
9. Emma Aicher (Gjermania) +2.01
10. Laura Pirovano (Italia) +2.18
Burimi: botasot.info