Roger Federer shpreson të rikthehet për një garë të fundit në Wimbledon pasi mori një ovacion në këmbë nga të pranishmit në një ceremoni prekëse që shënoi njëqindvjetorin e skenës më të famshme të tenisit.
Federer u prit me një zhurmë shurdhuese kur ai ishte i fundit në listën e ish-kampionëve të ftuar, duke përfshirë të mëdhenjtë australianë Margaret Court, Rod Laver, John Newcombe, Pat Cash dhe Lleyton Heëitt për të parakaluar në fushën qendrore të dielën.
“U përpoqa të jem i suksesshëm këtu dhe të përfaqësoj mirë sportin. Shpresoj se e kam bërë këtë dhe shpresoj se mund të kthehem… edhe një herë,” tha Federer.
Pasi mbush 41 vjeç muajin e ardhshëm, Federer ka mbetur jashtë fushës për një vit, me paraqitjen e tij të fundit në humbjen 6-3 7-6 (7-4) 6-0 në çerekfinale nga Hubert Hurkacz, përcjellë KosovaPress.
Maestro zviceran iu nënshtrua një operacioni menjëherë për të riparuar dëmtimin e meniskut dhe krisjes në gjurin e tij të djathtë që ishte operacioni i tij i tretë në atë gju brenda 18 muajve.
“Kam pasur fatin të luaj shumë ndeshje në këtë fushë. Ndihem në siklet të jem këtu sot në një lloj tjetër roli,” tha Federer, i cili kishte marrë pjesë në çdo Wmbledon që nga debutimi i tij në shortin kryesor më 1999.
“Por është e mrekullueshme të jesh këtu me të gjithë kampionët e tjerë. Kjo fushë më ka dhënë fitoret e mia më të mëdha, humbjet e mia më të mëdha.”
Tutje, Federer ka thënë se ka në plan të kthehet në turneun në Swiss Indoors në tetor.