Federata Shqiptare e Atletikës, Izmir Smajlaj zgjidhet president i ri

May 5, 2025
1 minut lexim

Izmir Smajlaj është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Ish atleti i famshëm kuqezi, është zgjedhur në krye të kësaj Federate, ku në fund konkurroi i vetëm pasi rivali i tij, Taulant Stermasi, ish presidenti i Federatës, u tërhoq nga gara.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore ishin të pranishëm përfaqësues të KOKSH dhe Zv Ministri i Sporteve, Endrit Hoxha. Izmir Smajlaj merr në këtë mënyrë një mandat 4-vjeçar për të drejtuar Federatën e Atletikës.

Në këtë Asamble u votua edhe për kryesinë e Federatës së Atletikës e cila do të përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj, ndërsa vihet re mungesa e atletes së famshme, Luiza Gegës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Haradinaj përuron lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë: E shenjtë është liria në këtë tokë

Story i radhës

​Filmave me prodhim të huaj t’i vendosen tarifa 100%, thotë Trump

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë