federata maqedonase e denon rende skuadren shqiptare ia heq 9 pike 680c20faab78a

Federata maqedonase e dënon rëndë skuadrën shqiptare, ia heq 9 pikë

April 26, 2025
1 minut lexim

Voska Sport është dënuar me heqje të 9 pikëve nga Komisioni i Disciplinës në kuadër të federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Organi më i lartë i futbollit vendor ka dënuar Voskën edhe me 7500 euro gjobë në total si dhe suspendim për kryetarin e klubit, Nefi Useinin për ndalim të ushtrimit të funksionit për kohëzgjatje prej dy vitesh dhe me gjobë 1500 euro. 

Komunikata e plotë e FFM-së për Voska Sport: 

Klubi Futbollistik Voska Sport dënohet me heqje të 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara në sezonin aktual të garave në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë dhe me gjobë prej 2.500 euro për shkak të braktisjes së ndeshjes kundër KF Vardar në kuadër të xhiros së 28-të të Ligës së Parë. 

KF Voska Sport dënohet me gjobë prej 5.000 euro për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër KF Vardar nga xhiroja e 28-të në Ligën e Parë;

Nefi Useini – kryetar i KF Voska Sport dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit për kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh dhe me gjobë në shumën prej 1.500 euro. Masa disiplinore është shqiptuar për shkak të nxitjes, përkatësisht thirrjes për tërheqjen e ekipit të KF Voska Sport nga ndeshja kundër KF Vardar AD në xhiron e 28-të të Ligës së Parë;

Trajneri i KF Voska Sport Klodian Arbri është dënuar me ndalim të ushtrimit të funksionit për 2 (dy) vjet, ndërsa kapiteni i KF Voska Sport, Agon Hani ka marrë dënim, ndalim për të marrë pjesë në ndeshje për 1 (një) muaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

avokatja e njerit prej kater te arrestuarve sot ne kacanik se di pse ka ndodhur kjo 680c1d3f4b306
Story i mëparshëm

Avokatja e njërit prej katër të arrestuarve sot në Kaçanik: S’e di pse ka ndodhur kjo

nuk do te jene 2 por 5 fermere qe shkojne ne televotim kush jane ata qe ndeshkoi limi 680c265f0c956
Story i radhës

Nuk do të jenë 2, por 5 fermerë që shkojnë në televotim! Kush janë ata që “ndëshkoi” Limi

Të fundit nga

ShkoLartë