​Federata e Rumanisë kërkon sqarime nga qeveria nëse duhet të luajë kundër Kosovës

October 10, 2022
1 minut lexim

Kosova do të jetë një nga kundërshtarët e Rumanisë në Grupin I të kualifikimeve për EURO 2024, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 do të luhen midis marsit dhe nëntorit të vitit 2023.

Dueli kundër kombëtares së Kosovës do të jetë i ri për “trikolorët”, sepse Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës, i cili shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

Federata e Rumanisë, në një përgjigje dhënë për mediumi romun “GSP” ka thënë se do të ketë diskutime me përfaqësues të Qeverisë për këtë situatë.

“Duke marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova u caktuan në të njëjtin grup në shortin e paraprak të EURO 2024, ngjarje kjo e zhvilluar më 9 tetor, dhe duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë dhe të mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën, në Grupin I.”, thuhet në këtë reagim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdoğan: Türkiye nuk e ka problemin e krizës energjetike dhe ushqimore

Story i radhës

Për herë të parë në jetë, gruaja më e gjatë në botë udhëton me avion

Të fundit nga

ShkoLartë