Federata e Notit e Kosovës, reagon ashpër ndaj Bashkim Haxhimusës, trajner i klubit të notit Kastriotit të Ferizajt dhe anëtar i Kuvendit të Federatës.
Sipas federatës, Haxhimusa iu ka dërguar email-a disa klubeve për kuvend të jashtëzakonshëm.
“Të nderuar anëtarë të Federatës të Notit të Kosovës, jemi njoftuar nga disa klube se kanë pranuar e-mail nga një person me emrin Bashkim Haxhimusa që u thirrka në emër të klubeve të Kosovës për një Kuvend të jashtëzakonshëm.
Federata e Notit të Kosovës është e përkushtuar që të veprojë në harmoni me statutin e saj dhe rregulloret në fuqi, gjithnjë duke i zbatuar rregulloret dhe rekomandimet e Federatës botërore të notit FINA.
Federata ua bënë të ditur të gjithë atyre të cilët mundohen të keqpërdorin emrin e fderatës se do të merren masa sipas rregulloreve që janë në fuqi.
Është statuti i Federatës së Notit që parasheh se kur mund të thirret një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nga kush thirret Kuvendi.
Bashkëngjitur gjeni edhe udhëzimin e FINA-s për të gjithë anëtarët e saj”, reagon federata,
Federata e Notit e Kosovës, tash e disa muaj është suspenduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.