Federata apelon rezultatin

March 31, 2022
1 minut lexim

Federata Algjeriane e Futbollit ka apeluar rezultatin e sfidës kualifikuese për Botërorin Katar 2022 të luajtur kundër Kamerunit, për shkak të  arbitrimit të quajtur skandaloz nga ana e tyre. Sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Kamerunit, i cili u kualifikua me anë të golit në fushë kundërshtare në minutën e 124-t, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Algjerisë.

Me një komunikatë zyrtare Federata Algjeriane ka njoftuar shkaqet e marrjes së këtij vendimi dhe ka sqaruar kërkesat e tyre ndaj FIFA-së.

“Federata Algjeriane e Futbollit ka apeluar në FIFA rezultatin e ndeshjes kundër Kamerunit si pasojë e arbitrimit skandaloz që përcaktoj rezultatin final.

Ne jemi të vendosur të përdorim çdo mjet ligjor për riluajtjen e ndeshjes në kushte që do të garantonin ndershmërinë dhe paanshmërinë e arbitrimit”, ka komunikuar Federata Algjeriane.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të subvencionojë blerjen e inverterëve

Story i radhës

Simovski: Do vijë koha kur do kemi më shumë banesa se njerëz në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë