Në Nion të Zvicrës është hidhur shorti për raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesit e Maqedonisë, Stefan Ristovski dhe Arian Ademi me Dinamo e Zagrebit do të përballen me kampionin e Maqedonisë, FC Shkupi, në xhiron e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, në rast se skuadra nga Çairi eliminon skuadrën nga Gjibraltari, “Lincoln Imps” në fazën e parë eliminatore.
Kampioni i Shqipërisë, skuadra e Tiranës, nëse kalon Dudelanzhin e Luksemburgut, do të përballet me fituesin e sfidës Pjunik – Kluzh.
Ndërkohë kampioni i Kosovës, Ballkani, në turin e dytë do të takohet me fituesin e përballjes Mallme-Fituesi i paraeliminatoreve.
Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik.