FC Shkupi i gatshëm për garat europiane

Ndeshja Shkupi – Lincoln Red Imps luhet të martë në “Todor Proeski

 Kampioni  në fuqi në futbollin vendor FC Shkupi vazhdon të mos publikojë asnjë nga transferimet e bëra, edhe pse skuadrës nga Çairi, deri më tani i janë bashkuar plotë 11 futbollistë të rinj. Futbollistët e rinjë apo përforcimet që deri më tani kanë nënshkruar marrëveshje  me ekipin nga Çairi, që drejtohet nga trajneri Goce Sedlloski, sipas asaj që e konfirmoi menaxheri gjeneral Emir Shabani, janë:

Reenaldo Ceohas – Arnet Gardens nga  Jamaica, Pepi Georgiev nga Ak.Pandev, Bllagoja Spirkovski dhe Antonio Kalanoski nga Sileksi, Melos Bajrami nga Skënderbeu, Xhelil Abdulla nga Renova, Aleks Zlatkov nga NK Triglav, Mario Rickov nga  Vardari, Angelçe Timovski nga  Shkëndija dhe Kristijan Ackovski nga  Bregallnica,  ndërsa  pritet edhe  arritja e marrëveshjes me  futbollistin nga Senegali, Albert Lamane Diène nga ekipi ASC Jaraaf.

FC Shkupi  aktualisht  në stadikumin e Çairit është duke  I bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë  kualifikuese  për Ligën e Kampionëve kundër ekipit   Lincoln Red Imps nga  Gjibralltari që do të zhvillohet të marten më 05.qershor 2022  me fillim në orën 20:45, në arenët “Todor Proeski” në Shkup .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi në MEF 2022: Po punojmë fuqishëm për tranzicionin energjetik të vendit për pavarësi më të madhe energjetike

Story i radhës

Këshilli Evropian hap negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë?!

Të fundit nga