FC Shkupi është duke i zhvilluar përagatitjet e fundit në prag të ndeshjes së turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës të Lincoln RED IMPS FC që do të zhvillohet të marten në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Trajneri Goce Sedlovski pë kë ndeshje do të ketë në disponim të gjithë lojtarët përfshirë këtu edhe përforcimet Blagoja Spirkoski, Aleks Zlatkov, Melos Bajrami, Pepi Gjorgjiev, Angelçe Timovski, Fikret Livareka, Renaldo Cephas, Kristijan Ackovski, Xhelil Abdulla, Mario Riçkov dhe Antonio Kalanoski
Interesimi pë këtë ndeshje është i theksuar dhe pritet me pa durim nga ana e tifozëve të FC Shkupit, të cilët janë duke përcjell edhe seancat e rregullta stërvitore. Ndërkohë që drejtuesit e klubit nga ditae sotme kanë nxjerë në shitje edhe biletat për ndeshjen e nesërme që mund të blehen tek sheshi Skenderbeu në Çarshi të Shkupit, ndërsa të marten tre orë para ndeshjes në hapësirat e stadiumit.
Ndeshja midis FC Shkupi – Lincoln RED IMPS FC, fillon në orën 20:45, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri austriak Sebastian Gishamer.