Ekipi i Prishtinës i prirë nga kryetrajneri, Jean-Michen Cavalli, sot zgjodhi që skuadra të alpinoj në kreshtat më të bukura të Kosovës, të Alpeve Shqiptare, të Parkut Kombëtar, “Bjeshkët e Nëmuna” me mbi 2240 metra mbi nivelin e detit
“Maja e tre kufijve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, shteg jashtëzakonisht i vështirë, futbollistët prishtinas patën kënaqësinë që për 18 kilometra duke vizituar Liqenin e Tropojës, Pllaqicën e Junikut.
Ecje nëpër grykën e Deçanit e Bjeshkëve të Belegut duke mbetur të mahnitur me bukuritë përrallore, ajrin e jashtëzakonshëm dhe temperaturat ideale pranverore të përcjellë nga shiu freskues
Skuadrës kjo përvojë i shërbeu më shumë se sa një seancë stërvitore, nën ecjen e oksigjenit të rrallë dhe sa më shumë bashkimit të grupit, përvojë e paharruar për futbollistët prishtina”, njofton FC Prishtina.
Burimi: botasot.info