Klubi futbollistik, FC Prishtina e ka mbajtur një kuvend zgjedhor, por pa dhënë rezultate të mëdha.
Në këtë kuvend është emëruar një bord i ri i përkohshëm, deri në mbajtjen e kuvendit të ri, pas një muaji, shkruan Gazeta Express.
Nga kuvendi i mbajtur sot është zgjedhur një bord i përkohshëm.
Anëtar të bordit janë zgjedhur Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, Rrahman Haradini dhe Hakif Gashi.
Në këtë kuvend nuk është vendosur për presidentin e ri e as për aksionet e klubit.
Kjo pritet të ndodhë në kuvendin zgjedhor të pas një muaji.