FC Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës

May 4, 2023
1 minut lexim

FC Prishtina 01 ka fituar për herë të dytë Kupën e Kosovës në futsall.

Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua të enjten në mbrëmje, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në një atmosferë madhështore, ekipi kryeqytetas triumfoi në duel me ekipin nga Drenasi, FC Liqeni, me rezultat 2:0.

Loja ishte tejet e baraspeshuar, megjithëse që nga fillimi u vërejt dominim i lehtë i kryeqytetasve.

Image

Trofeun për ekipin fitues e dorëzuan bashkërisht presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Derisa pjesa e parë nuk prodhoi gola, në të dytën Prishtina 01 arriti ta gjejë rrugën e golit fillimisht përmes Ramadan Alajt, e më pas epërsinë e dyfishoi Ermir Kryeziu.

Në minutat e mbetura, FC Liqeni përkundër presionit të vazhdueshëm dhe përpjekjeve për të bërë ndryshim në epilogun e ndeshjes u detyrua të pajtohet me humbjen, pasi mbrojtja e kryeqytetasve ishte në nivelin e duhur.

Në fund trofeun për ekipin fitues e dorëzuan bashkërisht presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa medaljet i ndanë edhe drejtorët për sport të Prishtinës dhe Drenasit, Granit Rugova e Enkela Dema, si dhe kryetari i Komisionit të futsallit, Hysni Gjinovci.

Herën e parë Prishtina 01 iu kishte gëzuar këtij trofeu në vitin 2020.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Panik në Kiev/ Dronë rusë në qiellin e kryeqytetit ukrainas, qytetarët vrapojnë të tmerruar

Story i radhës

Mënyra se si Luizi i gjente gjithnjë të sakta nominimet e banorëve

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë