Klubi i futbollit Malisheva ka reaguar ashpër pas ndeshjes me Llapin e Podujevës, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0:0, ndërsa Malisheva ankohet në referim.
“Reagim i klubit ndaj referimit të anshëm të Gramos Shalës dhe anulimin e golit të rregulltë nga referi në var Isak Cerroviku.
Gramosi e Isaku dhe komedia e gabimeve!
Sot, në ndeshjen Malisheva – Llapi të zhvilluar në kuadër të javës së 18, në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala, që tashmë është bërë sinonim i referimit të anshëm dhe me tendenca, dëmton seriozisht skuadrën tonë edhe me një referim tjetër skandaloz.
Anshmëria e Gramos Shalës në ndeshjen e sotme dhe anulimi i golit të rregullt nga referi në VAR Isak Cerroviku nuk duhet të jetë një shqetësim vetëm për klubin tonë, duhet të jetë një shqetësim edhe për FFK-në dhe organet e saj, dhe të jenë një precedent për të filluar hetimin e ndeshjes dhe të shqiptojnë ndëshkim disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve që po e lëndojnë dhe kriminalizojnë futbollin.
Imazhi i nxjerrë nga kamerat e VAR-it tregon qartë se goli ishte I rregullt. Të vishë deri në një vendim për të anuluar këtë gol, tregon qartë qëllimin për të dëmtuar skuadrën tonë. Referët e tillë nuk duhet të kenë vend në futbollin tonë, nëse kemi qëllim për ta avancuar këtë sport
Gramos Shala gjatë tërë ndeshjes nuk e dha asnjë karton për ndërhyrje të pa lejuar, mirëpo i dha gjashtë kartona për shkak të reagimit ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të tij. Anshmëria e tij e qëllimshme në gjykim tensiononte lojën dhe nxiste reagime.
A po bëhet Gramos Shala imazhi më i shëmtuar i futbollit tonë?
Gramosi dhe Isaku duhet ta kuptoj se futbolli nuk është monopol i tyre, por përgjegjësi dhe detyrë.
Të jesh profesionist dhe i pa anshëm në gjykim, përveç se është detyrë dhe përgjegjësi, kërkon edhe integritet personal, moral e dinjitet, tipare që po i mungojnë Gramosit derisa pak i duket sherri që shkakton në fushë po kthehet nga tifozët dhe i shanë paturpësisht, po ashtu është edhe njërin nga zyrtarët e klubit. Ai madje e pranon se ka sharë edhe në prezencë të komisionerit të ndeshjes dhe nuk është “pishman” hiq.
I bëjmë thirrje FFK që të reagoj ndaj këtyre dukurive që po synojnë ta dëmtojnë futbollin dhe imazhin e vet federatës. FFK-së do t’i drejtohemi edhe me ankesë zyrtare për referimin e Gramos Shalës dhe Isak Cerrovikut”, reagon FC Malisheva.