Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.06.2022 ka marr vendim që të formojë Komisionin e Veteranëve/eve të Basketbollit, i cili do të merret me organizimin e aktiviteteve të veteranëve (meshkuj/femra) në kuadër të FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, andaj formimi i Komisionit të Veteranëve është një nga objektivat për realizimin e këtij qëllimi.
Komisioni i Veteranëve përbëhet nga emra të mëdhenj të basketbollit në vendin tonë në të dyja konkurrencat.
Përbërja e Komisionit të Veteranëve të FBK-së:
1. Naim Hajrizi
2. Resmije Juniku
3. Ibrahim Karabeg
4. Shkumbin Kumnova
5. Agron Berisha
6. Teuta Abdullahu
7. Dardan Kasapolli