FBI-ja ka konsideruar përdorimin e softuerit famëkeq të përgjimit

Në fillim të vitit të kaluar, Byroja Federale e Hetimit (FBI) kishte konsideruar përdorimin e spyuerit famëkeq të Pegasus të NSO Group për hetime kriminale.

Nga fundi i 2020-ës deri në fillim të 2021, zyrtarë të agjencisë po zhvillonin bisedime me lidershipin e FBI-së për përdorimin e softuerit raportoi New York times.

Dokumenti gjithashtu zbulon se byroja kishte krijuar udhëzime për prokurorët federalë sesi përdorimi i Pegasus nga FBI-ja mund të trajtohej në rastet në gjykatë.

Sipas dokumenteve të brendshme të FBI-së, agjencia kishte testuar Phantom, një version të Pegasus i cili mund të shënjestrojë viktimat përmes numrave të telefonit.

Në Korrik të 2021 FBI-ja vendosur të mos përdorë Pegasus në hetimet kriminale. Të njëjtin muaj The Washington Post publikoi një hetim duke thënë se softueri ishte përdorur për të kompromentuar telefonët e dy grave të afërta me gazetarin Saudit të vrarë Jamal Khashoggi.

Pak muaj më vonë SHBA-ja vendosi krijuesin e Pegasus, NSO Group, në listën e zezë të Departamentit të Tregtisë duke ju ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me të. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk keni më tërheqje seksuale për partnerin tuaj, ja se çfarë duhet të dini

Story i radhës

​Klina nis javën e kulturës

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez