Sot është përmbyllur Kampionati Botëror të Skyrunning, ndërsa Erzen Zyberaj ishte garuesi i fundit që u paraqit për Kosovën.
Zyberaj ka arritur rezultat të mirë, duke u renditur në vend të 34-t.
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK), ka vlerësuar garuesit tanë për pjesëmarrje në këtë ngjarje të madhe, e cila u mbajt në Itali.
Erzen Zyberaj
“Në ditën e tretë dhe të fundit të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Itali, Kosova zë vendin e 34-të me vrapuesin Erzen Zyberaj në disiplinën SKY me gjatësi 31 km dhe ngjitje 2600m.
Është ky një sukses për komunitetin dhe frymëzim për të tjerët që te arrihet ky rezultat e në të ardhmen edhe më i mirë në mesin e gjigantëve botëror të Skyrunning!
Erzen Zyberaj
Urime dhe faleminderit ekipit Edis Krusha, Erzen Zyberaj, Uran Ahmeti dhe Arianit Nikqi, urime të gjithëve që ishit në këtë rrugëtim të përfaqësueses së Kosovës gjatë tri ditëve të fundit në Kampionatin Botëror të Skyrunning në Itali”, ka bërë të ditur Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).