Fazliu nuk i frikësohet ish skuadrës së tij: Hyjmë për fitore ndaj Prishtinës

1 minut lexim

Sulmuesi i Ferizajt, Astrit Fazliu, do të luajë kundër ish skuadrës së tij, Prishtina, me të cilin ekip arriti kulmin e afirmimit.

Futbollisti ferizajas e ka më së të qartë se Prishtina është rival shumë i fortë, por shpreson se pikët do të mbeten në Ferizaj.

Ndeshja luhet nesër në orën 17.00 prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Është prej ndeshjeve më interesante të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Ndeshja e nesërme është ndaj një kundërshtari të fortë dhe për të cilën kemi punuar gjatë tërë javës.

Ne do të përmbushim detyrat tona, është ndeshja e parë si vendas në ligë dhe padyshim se do të hyjmë për fitore”, tha Fazliu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhjet 2022: Rregullat zgjedhore – Ç’thotë kodi zgjedhor?

Story i radhës

Nagavci: Viti i ri shkollor me tekste të reja dhe abetaren e përbashkët

Të fundit nga