Avokati, Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj vëllait të Faton Hajrizit, i cili sot ka kërkuar llogari nga avokati për pretendimet e tij se Faton Hajrizi nuk e ka vrarë ushtarin rus.
Avokati përmes një postimi në Facebook, thotë se vëllai i Fatonit po kërkon për së vdekuri nga Fatoni që të pasurohet.
Halilaj thekson se, Artani e quajti vëllain e tij Fatonin hajdut, dhe ka deklaruar publikisht se e ka përzënë si hajn, por edhe që është distancuar nga ai.
Reagimi i plotë:
Gjynah – thonë ndoshta marrim naj cent..
Pasuria, fitohet me punë, e jo nga kurrizi i të tjerëve, duke u mundua të përfitojnë EDHE nga i vdekuri.
Faton Hajrizi vertetë ishte Kriminel.
Apo siç e quajti vëllai i tij (ky që po kërkon mu pasurue tash edhe për së vdekuri nga ai)
Vetëm dy ditë pa u vra, e quajti “hajdut” që e ka vjedh në banesë, madje publikisht u deklarua që e ka përzenë si hajn, i ka kërkua të mos i vije më e po ashtu publikisht u deklarua që është distancue nga ai..
Nejse, kjo është padia e 739, nga njerëz të tillë..
Gjynah….dikush vërtetë është në gjendje të rendë.
Burimi: botasot.info