Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në një intervistë për Lideri.mk midis tjerash theksoi se njëri prej problemeve kryesore në drejtorinë me të cilën udhëheq është mungesa e kuadrit profesional e cila edhe pamundëson rrjedhën normale të aktiviteteve të Institucionit.
Sipas Fazliut, viti 2025 do të jetë produktiv, pasi që pritet rregullimi i sistematizimit të ri si dhe shtimi i vendeve të reja të punës.
“Kur erdha si drejtor në Drejtorinë e Udhëheqjes së Librave Amë e gjeta një situatë stabile, mirë të organizuar. Mirëpo me deficite në aspekt të kuadrit apo të resurseve njerëzore. Gjë e cila e pengon funksionimin normal të institucionit. Andaj në këtë drejtim, shpresoj që në vitin e ardhshëm të 2025 të mundemi që këto anomali ose lëshime që kanë ndodhur viteve paraprake të mund ti rregullojmë. Besoj që do të jetë sfidë shumë e madhe për ne që ta rregullojmë sistematizimin për vitin 2025, të mundemi ta rrisim kapacitetin e resurseve njerëzore në këtë institucion. Sepse kjo do të jetë edhe njëra prej arsyeve se shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më efikas edhe më profesional, deklaroi midis tjerash Fazliu.
Burimi: alfax.mk