Sot, një ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohëshme për këshillin komunal të Tetovës, lista e Bashkimit Demokratik për Integrim e kryesuar nga Faton Ahmeti bashkë me kreun e partisë Ali Ahmeti kanë qendruar në Tetovë teksa kanë vazhduar aktivitetet.
Sot të gjithë bashkë edhe janë fotografuar për të dhënë një mesazh të fuqishëm: Tetova na bën BASHKË, thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale nga lista e BDI-së për këshillin e komunës së Tetovës.
Ndryshe, zgjedhjet që pritet të mbahen më 20 gusht të këtij viti do të jenë një sfidë për të gjithë partitë, kurse BDO garon me një listë krejtësisht të re dhe kuadro të ri dhe të dëshmuar.