Faton Ahmeti jep dorëheqje nga posti i drejtorit në FSSH

August 15, 2023
1 minut lexim

Faton Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përcjell TV21. Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nag detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti shton se për momentin do të përkushtohet në detyrat partiake, si sekretar i BDI-së.

“Angazhimin tim do ta vazhdojë duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit”, shton Ahmeti.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

As Szczesny nuk është i pashitshëm te Juve

Story i radhës

Meksikë, gjenden në frigoriferë pjesë të trupit të 13 personave

Të fundit nga

ShkoLartë