Të rinjë, të talentuar e plot pasion e historia e suksesit ka vend tek ata.
I tillë është edhe personazhi ynë sot Fatjon Selimaj, i cili ka dashur që në Shqipërinë e tij ta ndërtojë karrierën e tij falë pasionit të madh të jetë ndër më të mirët jo vetëm aty, por edhe me çmime jashtë vendit.
Dhe nderimi më i fundit ishte ku ai u rendit në treshen kryesore në 40under 40 në garën Bloconomy.
Ka qenë një status i tij ku ai shkruan konkretisht kështu:
” Dhe ja ku jemi… Shumë miq kanë parë këtë vitin e fundit shumë postime e aktivitete të miat nën logon e @bloconomy dhe më kanë pyetur në lidhje me këtë udhëtim i cili për këtë vit përfundoi. Mbi 700 biznesmenë nën moshën 40 vjeç nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nominuan në këtë konkurs për të zgjedhur 40 më të sukseshmit, pastaj 10 prej tyre e sigurisht në fund 3 të cilët janë në kopertinën e revistës BLOCONOMY EDICIONI II. I lumtur që ky udhëtim i imi përfundoi me medalje bronzi #3. Më i lumtur që njoha njerëz e profesionist fantastikë. Faleminderit Blerina Hoxha Eldrion Zace dhe të gjithë anëtarët e bordit që vlerësuan punën time (tonën) të këtij viti. Faleminderit @thecrown_tirana @the_crown_hospitality_academy , bashkëpunëtorëve, bashkë investotorëve dhe stafit fantastik. Mot më mirë!”.
Një sipërmarrës i suksesshëm, një menaxher i zoti natyrisht se ka vlerësime kudo, ndërsa për më shumë ju mund ta ndiqni atë në rrjetet e tij sociale me emrin e tij ku mund të jetë një shembull mjaft i mirë për ta ndjekur. E duke qenë te rrjetet e rij sociale Fatjoni ditët e fundit ka postuar disa foto me artistët e famshëm italian si Albano Carrisi dhe Pupo, ku ai ishte përfaqësues nga kompania e tij jë 50 vjetorin e prezantimit të kantinës se Albanos në konsullatën gjenerale të Republikës së Italisë në Shqipëri.BS