Fatime Fetai tërhiqet nga gara për shef i Prokurorisë së Lartë !?

1 minut lexim

Shkup, 18 nëntor – Prokurorja Fatime Fetai është tërhequr nga gara për shefe e Prokurorisë së Lartë. Kështu bëjnë të ditur mediat maqedonase duke u bazuar nga burime jozyrtare, transmeton Zhurnal.

 

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Antonio Joleski, ka theksuar se kanë parnuar email me njoftim për tërheqjen nga kandidatura e prokurores Fetai, por prap se prap tha se duhet të dëgjohet me Fetain për ta konfirmuar se me të vërtetë ajo e ka dërguar njoftimin.

Zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë duheshte të zgjedhet të hënën, por u shtye për të hënën tjetër më 21 nëntor. Arsyeja e shtyerjes ishte se anëtarëve të Këshillit u është nevojitur kohë t’i shqyrtojnë dosjet dhe t’i vlerësojnë andidatët.

Në garë janë Fatime Fetai, Mustafa Hajrullai dhe Burim Rustemi./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Muriqi: E turpshme

Story i radhës

Bad News Eagles mposhtet nga skuadra amerikane

Të fundit nga