Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk, tha se sulmi rus ndaj Ukrainës kishte hyrë në fazën e tij “më aktive”.
Ai tha gjithashtu se betejat që po zhvillohen në lindje mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Situata në frontin [lindor] është jashtëzakonisht e vështirë, sepse fati i këtij vendi ndoshta po vendoset [aty] pikërisht tani.
Rusia po përpiqet të rrethojë trupat ukrainase në dy qytete që shtrihen në lumin Siversky Donets – Severodonetsk dhe Lysychansk. Rëndësia e tyre shpjegohet në një postim të mëparshëm.