Fati i keq yni është se deshti të jemi bashkë në një shtet ku është aty edhe një parti nacionaliste maqedonase si VMRO.
Shkruan: URIM SALIU
Ata bien dhe zgjohen me ëndrrën e pushtetit të tyre për t’ua marrë atë shqiptarëve.
Ata i kanë humbur të gjithë aleatët shqiptarë sepse asnjëra prej partive shqiptare nuk ka ideologji si të tyren.
VMRO DPMNE nuk po i kursen partitë tona dhe të lë një shteg për bashkëpunim prandaj i ikin siç bëri së fundmi ASH.
Në fakt një parti shqiptare opozitare në rrethana normale duhet të bashkëpunojnë me t’a si një front opozitarë,por qëndrimet e partisë maqedonase nuk e lejojnë një gjë të tillë.
Së fundmi kemi deklaratat luftënxitëse dhe revolucionare të tyre që janë të rrezikshme.
Ata duan të bëjnë paralele me konfliktin e 2001 shit por kjo është kaq absurde.
Atë kohë shqiptarët ishin në rrezik të përditshëm për t’u vrarë ,për t’ua mohuar të drejtat më elementare.Ata nisën një konflikt sepse ishin mbyllur gjitha shtegjet.Mbi të gjitha atë kohë ne nuk ishim as në NATO.Sot
VMRO e përhapë një propagandë të tillë jo vetëm me qëllime pushteti por edhe me qëndrime antieuropiane.
Nëse partia maqedonase nuk e ndryshon këtë qëndrim do ua zgjasë pushtetin edhe për shumë kohë të tjerëve.Koha është për reflektim.