Fati i holandezit te Barcelona

Rikthehet telenovela “De Jong”.

Fati i holandezit te Barcelona, që ka qenë edhe i mallkuar me shumë dëmtime që e kanë tronditur edhe psikologjikisht – do të vendoset si çdo verë dhe sa herë që hapet merkato është i rrezikuari numër “1” që do të shitet.

Tashmë të gjithë e dinë se Barcelona duhet të bëjë ndonjë sakrificë dhe ata që preken më shumë janë Araujo, Raphinha dhe sigurisht edhe De Jong, duke qenë se kanë merkato pasi shumë nuk kanë merkaton që do të dëshironte Laporta & Co.

De Jong ishte i shitur edhe vjet, por refuzoi vetë gjithçka. Rroga e tij e lartë detyron klubin që të mendohet mirë dhe pikërisht një ofertë prej 60-70 mln eurosh do të ndryshonte gjërat në tavolinë. Por, sërish Barcelona mund të përplaset me dëshirën e lojtarit për të refuzuar destinacionin.

Bayern Munich ka qenë klubi më i interesuar, ashtu si edhe klubet e Premier League, mes tyre Manchester United.

Barcelona beson se De Jong – nisur edhe nga dëmtimet – mund të vazhdojë këto luhatje dhe ndaj tani e sheh pak më ndryshe të ardhmen e holandezit të ardhur për 80 mln euro nga Ajax.

Story i mëparshëm

“Do bëj fëmijë kur të dal”, Egla habit me deklaratën e fundit: Rezi bëhu gati…

Story i radhës

Arrestohet një person në Kharkiv për “ndihmën e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë”

Të fundit nga