4
Shkup, 18 mars – Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars. Kjo për shkak se i tërë vendi është në ditë zie pas tragjedisë që ndodhi në Koçan ku humbën jetën 59 të rinjë pas zjarrit që u shkaktua në një klub nate. Por, a do të thotë që kjo fati i Ligjit për përdorimin e gjuhëve më saktësisht, fati i gjuhës shqipe aktualisht ndodhet nën mëshirën e tragjedisë. Çfarë do të ndodhë me këtë Ligj kur vendi do t’i kalojë këto ditë zie? shkruan Zhurnal.
Gjykata Kushtetuese shtynë seancën në të cilën pikë e rendit të ditës është Ligji për përodrimmin e gjuhëve –
Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars.
“Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.
Çfarë po tentohet të bëhet me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve?
Ligji për gjuhët është ligj që i shërben gjitha komuniteteve tjera në vend përpos maqedonasve gjuha e të cilëve është gjuhë e parë zyrtare. Prandaj, kur diskutohet ndryshimi i këtij ligji nënkuptohet si sulm ndaj gjitha komuniteteve tjera në vend, pjesë e të cilëve janë edhe shqiptarët si popull shtetformues. Për zbatimin e këtij ligji në praktikë u formuan dy institucione të posaçme, mbase asnjëri prej tyre nuk e kanë bërë punën si duhet por ka pasur përpjekje në këtë drejtim.
Megjithatë, një ligj që nuk e dëmtoi askënd dhe nuk shkaktoi asnjë pasojë nuk ka kurrfarë arsyetimi apo preteksti insistimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ndryshimi i vetëm që duhet të bëhet me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është respektimi e zbatimi në përpikëri i këtij ligji.
Ligji për gjuhët nuk duhet të preket ndryshimi i vetëm dhe shumë i nevojshëm është largimi i 20% nga Kushtetuta. Ky përkufizim ofendues rëndon harmoninë ndëretnike në vend, nuk definohet populli me përqindje aq më pak populli që shqiptarë që edhe në regjistrimin e fundit të popullsisë proces me mjaftë dilema për korrektësinë rezultuan 29%. Pra, nuk dihet kë përshkruan ai definim prej 20%.
Gjuha shqipe është gjuhë e ëmbël, prandaj nuk duhet të krijojë ashpërsim ndaj askujt me askënd, por bashkim e dakordim që edhe populli shtetformues, shqiptarët, të mos të ndjehen të përjashtuar duke u identifikuar me përqindje. Dhe, kjo po dëshmon qartazi se gjuha shqipe nuk është dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për vendin, por janë pikërisht ata persona që e shohin të rrezikshme gjuhën shqipe shpërfaqin ndjenjat e tyre diskriminuese e shtypëse, nuk përballojnë dot barazinë dhe trajtimin e drejtë.
Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të ndryshohet por vetëm të zbatohet –
Ligji për përdorimin e gjuhëve shpërfillet edhe nga komunat në të cilat jetojnë mbi 20%, e kjo gjë duhet të marrë fund sepse është e rregulluar me ligj dhe duhet të zbatohet njëherë e përgjithmonë e kundër mos zbatimit ka ndëshkime të parapara. Pra, në ligjin për përdorimin e gjuhëve është e përcaktuar kjo çështje me precizitet, edhe pse në realitet konsiderohet si përmbajtje diskriminuese për shqiptarët duke u identifikuar gjuha shqipe vetëm me përqindje.
Në nenin 1 të këtij ligji thuhet: Në tërë territorin në Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.
Por, ky ligj është i panevojshëm përdisa kryetar komunash bie fjala edhe për kryetarin e Komunës së Gazi Babës, pasi po i njëjti këtë ligj nuk e përfill, e shkel me dy këmbë dhe për këtë nuk ka asnjë reagim as nga institucionet që janë përgjegjëse dhe kanë mekanizmat ndëshkuese.
Tani, zbatimi i këtij ligji kërkon edhe ndihmën e qytetarëve të cilët kudo që janë në nivele lokal apo në banka, institucione lokale e qendrore të denoncojnë shkeljet e mundshme që pastaj radha t’i kalojë Inspektoratit të zbatimit të gjuhëve ta bëjnë punën e tyre si duhet. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk