Fasada rrezikon kalimtarët në Dardani – qytetari raporton incidentin në polici

May 13, 2025
1 minut lexim

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një pjesë e fasadës së një objekti banesor është shkëputur nga streha dhe ka rënë mbi disa vetura të parkuara, por se nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarjen e ka raportuar kalimtari i rastit, Eset Berisha, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ndodhej vetëm pak metra larg vendit ku ra fasada.

Si kalimtar rasti isha dëshmitar i shkëputjes së fasadës nga streha e objektit banesor në lagjen Dardania, rr. Musine Kokollari.

Pjesa e fasadës ra pak metra larg meje mbi disa vetura të banorëve. Rastin e lajmërova menjëherë në polici, për veprime të mëtejme, me qëllim të parandalimit të rrezikut,” ka shkruar ai në një postim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Numërohen 79.08% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52

Story i radhës

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë