Hedhja e reçipetave në skenë gjatë performances së një artisti është kthyer tashmë në trendin e kohës. Ishte këngëtari kolumbian Maluma që e nisi këtë “modë” dhe më pas u përhap kudo te artistë në mbarë botën.
Në Shqipëri i ndodhi fillimisht Olsi Bylykut, ndërsa pak orë më parë me të njëjtën situatë është përballur dhe reperi Ledri Vula.
Ky i fundit, pavarësisht se tashmë është në një marrëdhënie të konsoliduar me Sara Hoxhën, me të cilën kanë edhe një vajzë, e ka marrë me sportivitet.
Madje, reperi ka publikuar në Instastory një video ku shihet fansja që i heq të brendshmet dhe ia hedh atij në skenë. Videon Ledri e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.